Arsenal nxjerr në shitje Gabriel Jesusin

0%

Arsenal është i gatshëm të ndahet me Gabriel Jesusin para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit londinez janë aktivisht në kërkim të një blerësi dhe janë të hapur të dëgjojnë oferta rreth 20 milionë funteve për sulmuesin brazilian.

Në garë për shërbimet e 29-vjeçarit prin Milani, i cili po e konsideron Jesusin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv. Përveç klubit italian, interesim konkret kanë shfaqur edhe Juventusi dhe Atletico Madridi, të cilët kanë bërë kontaktet e para për të mësuar kushtet e një transferimi të mundshëm.

E ardhmja e Gabriel Jesus pritet të sqarohet në javët e fundit të merkatos, me Arsenalin që duket i vendosur ta shesë sulmuesin nëse mbërrin oferta e duhur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot