Vllaznia u eliminua nga Malisheva me rezultatin e përgjithshëm 6L2, pikërisht në turin e parë të Ligës së Konferencës. Pasi kuqeblutë kishin fituar 2 me 1 në shtëpi, pësuan humbje 5:0 në transfertë. Sot llogaritë bëhen për një humbje të dyfishtë. Vllaznia luajti në turin e parë si skuadër favorite, pikërisht me koeficientin 6,5. Kuqeblutë nuk do e gëzojnë sërish këtë koeficient.
Në shortin e edicionit të ardhshëm do të jenë me koeficientin 6, nëse marrin sërish pjesë në kompeticionet e Europës. Sa i përket të ardhurave, Vllaznia e mbylli këtë sezon me vetëm 325 mijë euro të arkëtuara nga UEFA. Tashmë i gjithë fokusi për ekipin e Edi Martinit do të kalojë te kampionati, që nis me 22 gusht.
