Hoxha: Subvencionet që janë në pritje do të paguhen pas rebalancit të

0%

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka bërë të ditur se pagesat e subvencioneve që janë në pritje do të realizohen menjëherë pas miratimit të rebalancit të Buxhetit, i cili aktualisht ndodhet në procedurë parlamentare. Nga foltorja e kuvendit, Hoxha ka dhënë sqarime lidhur me sigurinë ushqimore dhe mbështetjen e fermerëve.

Ai theksoi se institucionet kompetente vazhdojnë kontrollet e rregullta për garantimin e sigurisë ushqimore, ndërsa të gjitha masat ndërmerren në përputhje me legjislacionin në fuqi, me synim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe garantimin e standardeve të larta të cilësisë.

Sipas Hoxhës, me rebalancin e Buxhetit do të sigurohen mjetet për pagesën e subvencioneve për qumështin, gjedhët e shënuara, grurin, kulturat e tjera drithërore, si dhe kulturat fushore. Ai bëri të ditur gjithashtu se Agjencia është në fazën përfundimtare të testimit të softuerit të ri për aplikimet për subvencionet e vitit 2026.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për të mos dëmtuar asnjë fermer, afati për aplikim është shtyrë deri në fund të shtatorit, ndërsa sistemi i ri do të vihet në funksion shumë shpejt. Në përfundim, zëvendësministri Hoxha theksoi se mbështetja e fermerëve mbetet prioritet i institucionit, duke premtuar pagesa të rregullta, procedura më efikase dhe politika që u ofrojnë siguri dhe perspektivë atyre që jetojnë nga bujqësia.

Burimi: Telegrafi