FC Drenica ka zyrtarizuar emërimin e Jeton Mehmetit në postin e kryetrajnerit të skuadrës së parë për sezonin 2026/27. Klubi ka bërë të ditur se pjesë e stafit teknik do të jetë edhe trajneri nga Skenderaj, Lulzim Dërguti, i cili është emëruar në rolin e asistentit të trajnerit.
Në njoftimin e klubit thuhet se Dërguti, me përvojën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, pritet të jetë një mbështetje e rëndësishme për realizimin e objektivave të FC Drenicës në edicionin e ri.
Drejtuesit e klubit u kanë uruar mirëseardhje dhe shumë suksese Jeton Mehmetit dhe Lulzim Dërgutit, duke shprehur besimin se puna, përkushtimi dhe fryma ekipore do ta udhëheqin skuadrën drejt rezultateve të reja. “Mirë se erdhët në familjen kuqezi dhe suksese! Së bashku për ngjyrat kuqezi”, t huhet në njoftimin zyrtar të FC Drenicës..
