Flamurtari “godet” dhe transferon ish-portierin e Dinamos e Vllaznisë

0%

Sinan Dani do të jetë futbollisti më i ri i Flamurtarit. Burime për “Newsporr” raportojnë se portieri 22-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Burrelin, për të nisur një rrugëtim të ri në Vlorë. Një tjetër përforcim për trajnerin Oltijon Kërnaja, që siguron kështu edhe “katërkëndëshin” e portës.

Dani ka një karrierë interesante, të nisur në Shkodër me ekipin e Djelmnia U17 dhe Vllaznia U17. Gjithashtu, 22-vjeçari është aktivizuar edhe me ekipe si AAS U19, Shkënolli dhe Dinamo. Nga këta të fundit u largua në vitin 2023. Tashmë, Dani do të nisë aventurën e re me kuqezinjtë..

Burimi: Bota Sot