Shpërndaje në: Anglia dhe Argjentina do të përballen sonte nga ora në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Botës. Por janë parashikuar stuhi dhe të reshura të mëdha të shiut. Po ashtu Atlanta do të goditet edhe nga rrufetë. “Lajmi i mirë për tifozët që presin fillimin e ndeshjes nga ora është që loja nuk do të pezullohet.
Kulmi i stadiumit të Atlantas ka mbetur i mbyllur gjatë gjithë turneut. Duke vepruar kështu, janë mundësuar kushte të mira për lojtarët dhe shikuesit me ajër të kondicionuar. Prandaj, ndeshja duhet të zhvillohet sipas planit”, shkruan “The Sun” të mërkurën.
