Ish-ministri i Jashtëm i Hungarisë dorëzon mandatin si deputet,

0%

Ish-ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto, njoftoi sot se ka paraqitur dorëheqjen nga mandati i deputetit në parlament. “Kam dorëzuar dorëheqjen nga mandati im parlamentar. Arsyeja për këtë është se kam marrë një ofertë jashtëzakonisht prestigjioze nga një prej kompanive kryesore të ekonomisë botërore për të ushtruar një funksion ndërkombëtar”, ka shkruar Sijarto në Facebook.

Sipas tij, kompania BYD është një nga historitë më të mëdha të suksesit në industrinë automobilistike gjatë 20 viteve të fundit dhe njëkohësisht prodhuesi kryesor në botë i automjeteve me burime të reja energjie.

“Duke filluar nga sot, do ta vazhdoj karrierën time si drejtues përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë të kompanisë dhe zhvillimin e fushave të reja të biznesit brenda grupit”, ka bërë të ditur ai. Sijarto, tashmë ish-ministër hungarez, hyri për herë të parë në Asamblenë Kombëtare të Hungarisë në vitin 2002.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga viti 2010 ishte zëdhënës personal i kryeministrit Viktor Orban, ndërsa nga viti 2012 shërbeu si sekretar shtetëror për marrëdhëniet me jashtë dhe ato ekonomike ndërkombëtare. Ai e mbajti postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë nga viti 2014 deri në vitin 2026.

Burimi: Telegrafi