Përkujtohet 102-vjetori i Rezistencës së Arbërisë së Vogël nën

0%

Komuna e Vushtrrisë ka përkujtuar 102-vjetorin e Rezistencës së Arbërisë së Vogël, e udhëhequr nga figurat historike Azem dhe Shotë Galica. Në këtë përvjetor, Komuna e Vushtrrisë ka vlerësuar se kjo rezistencë përbën një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë kombëtare, duke theksuar guximin dhe sakrificën e atyre që morën pjesë në të.

Sipas Komunës, Azem dhe Shotë Galica mbeten simbol i qëndresës dhe përkushtimit për liri e dinjitet kombëtar, ndërsa vepra e tyre vazhdon të kujtohet dhe të frymëzojë brezat. “Rezistenca e Arbërisë së Vogël përbën një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare.

Nën udhëheqjen e Azem dhe Shotë Galicës, ajo u shndërrua në simbol të qëndresës, trimërisë dhe përkushtimit të palëkundur për lirinë e atdheut. Me guximin dhe sakrificën e tyre, Azem dhe Shotë Galica lanë një trashëgimi të pavdekshme, duke frymëzuar brezat me idealin për liri dhe dinjitet kombëtar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këtë përvjetor është shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com