Ariana Grande rikthen romancën me ish-të dashurin Ricky Alvarez pas

0%

Ariana Grande thuhet se ka rikthyer romancën me ish-të dashurin e saj, Ricky Alvarez, pas ndarjes nga Ethan Slater. Sipas TMZ, çifti është rikthyer zyrtarisht së bashku, por për momentin nuk janë duke nxituar në raportin e tyre. Dyshja është parë së bashku javët e fundit, përfshirë edhe gjatë festimeve të 4 Korrikut me familjen e Grandes.

“Ata nuk po hidhen menjëherë në një lidhje serioze, por Ariana është e lumtur që Ricky është rikthyer në jetën e saj”, tha një burim për People. “Ai ka një energji shumë pozitive, e bën të qeshë dhe asaj i pëlqen të kalojë kohë me të,” shtoi burimi.

Grande duket se e konfirmoi në mënyrë indirekte lajmin për ribashkimin gjatë interpretimit të hitit të saj “Thank U, Next” në kuadër të turneut “Eternal Sunshine”. Teksti origjinal i këngës, i cili i referohet ish-partnerëve të këngëtares, përfshin vargun: “Kam shkruar disa këngë për Ricky-n / Tani i dëgjoj dhe qesh”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, gjatë një koncerti të fundit në Brooklyn, Ariana e ndryshoi vargun në: “Kam shkruar disa këngë për Ricky-n / Ne gjithmonë e gjejmë rrugën për t’u rikthyer te njëri-tjetri”. Ndërsa në një koncert të mëhershëm në Teksas, më 26 qershor, ajo këndoi: “Kam shkruar disa këngë për Ricky-n / E di që ai është ende pranë meje”.

Ish-çifti u njoh fillimisht në vitin 2015, kur Ricky Alvarez punonte si balerin shoqërues në turneun “Honeymoon” të Ariana Grandes. Ajo e konfirmoi lidhjen e tyre një vit më vonë, por vetëm pak muaj më pas u raportua se ishin ndarë, pasi kishin qenë bashkë për rreth një vit.

Burimi: Telegrafi