Rastet për “Pëlqim Mjedisor”, ministrja Pacolli merr një vendim të ri

0%

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka marrë vendim për rikthimin në procedurë të të gjitha rasteve për Pëlqim Mjedisor, ku procesi i konsultimit publik nuk i ka përmbushur standardet ligjore. “Qytetarët janë aleatët tanë më të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit. Nuk mund të ketë vendimmarrje të drejtë për mjedisin pa zërin e qytetarëve.

Prandaj, kemi marrë vendim që të rikthehen në procedurë të gjitha rastet për Pëlqim Mjedisor ku procesi i konsultimit publik nuk i ka përmbushur standardet ligjore” , ka thënë Pacolli..

Me këtë vendim: -Rikthehen në procedurë lëndët ku Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) nuk ka qenë i qasshëm për publikun ose nuk janë respektuar procedurat ligjore të konsultimit publik. -Nuk do të jepet asnjë Pëlqim Mjedisor pa u zhvilluar një konsultim publik të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës me qytetarët. -Pas përsëritjes së procedurës dhe sigurimit të qasjes në VNM, operatori ekonomik, përkatësisht përpiluesi i VNM-së, obligohet të zhvillojë forma shtesë të konsultimit publik përmes komunikimit fizik ose elektronik me përfaqësuesit e komunitetit, duke e dokumentuar këtë proces gjatë aplikimit ose riaplikimit për Pëlqim Mjedisor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ky vendim forcon transparencën, rrit llogaridhënien dhe siguron që pjesëmarrja e qytetarëve të mos jetë vetëm një formalitet, por një element thelbësor i vendimmarrjes. Qytetarët do të jenë gjithmonë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit dhe partnerët më të rëndësishëm në ndërtimin e politikave tona” , ka thënë Pacolli.

Burimi: Bota Sot