Sot rreth orës , njësia rajonale e trafikut rrugor Mitrovicë Veri, në rrugën magjistrale Leposaviq–Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Serbovc, ka ndaluar një automjet të tipit Audi Q5 me targa të huaja. Sipas njoftimit thuhet se gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi M.H. (1999) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 117 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h.
Shpejtësia është matur me radar mobil. “Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: Gjobë në vlerë prej 300 euro, 3 pikë negative, Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, gjatë periudhës janar–qershor 2026, kanë shqiptuar gjithsej 8,718 tiketa trafiku.
