Shkëndija nesër përballë ekipin slloven në testin e parë në Slloveni

0%

Testin e parë kuqezinjtë do ta luajnë nesër ndaj skuadrës sllovene FC Koper, me fillim në ora në Kodeljevo, në afërsi të Lubjanës. KF Shkëndija nga Tetova të premten nis serinë e katër ndeshjeve kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillohet në Slloveni.

Testin e parë kuqezinjtë do ta luajnë nesër ndaj skuadrës sllovene FC Koper, me fillim në ora në Kodeljevo, në afërsi të Lubjanës. Kjo njëkohësisht do të jetë ndeshja e parë e Shkëndijës nën drejtimin e trajnerit të ri, Artim Pollozhani, i cili do të ketë mundësinë e parë për të parë skuadrën në aksion përballë një kundërshtari cilësor.

Ashtu si Shkëndija, edhe Koperi do të jetë pjesëmarrës në garat europiane këtë verë, duke nisur rrugëtimin nga raundi i dytë kualifikues i UEFA Conference League. Klubi slloven në historinë e tij ka fituar një titull kampion (2010) dhe katër trofe të Kupës së Sllovenisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këto sfida paraqesin një provë të rëndësishme për skuadrën tonë në prag të ndeshjeve kualifikuese të UEFA Conference League. Programi i ndeshjeve kontrolluese: 19.06 – Koper (Slloveni) – zona e Lubjanës 23.06 – Hajduk Split (Kroaci) – Radomlje 27.06 – Celje (Slloveni) – Celje 30.06 – Zorya Luhansk (Ukrainë) – Çatezh

Burimi: Bota Sot