Dimal Basha inspekton ecurinë e punimeve në rrugën Kijevë-Zahaq

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, inspektoi nga afër ecurinë e punimeve në rrugën Kijevë – Zahaq. Punimet që po zhvillohen në këtë segment po shkaktojnë edhe pengesa dhe vonesa të përkohshme për ngasësit, banorët dhe bizneset e kësaj zone.

Një nga pikat që aktualisht po shkakton vonesa në trafik është bajpasi te Ura e Dollcit, i krijuar për shkak të minimit të asaj pjese të rrugës. Në terren, ministri Basha diskutoi me inxhinierët e operatorit ekonomik dhe, sipas tyre, kjo nyje pritet të pastrohet brenda shtatë ditësh, duke mundësuar rikthimin e qarkullimit në rrugën ekzistuese.

Gjatë vizitës, ministri Basha u takua me inxhinierët në të gjitha segmentet e projektit, ku u diskutuan dhe u adresuan shumë nga sfidat që zakonisht paraqiten gjatë realizimit të projekteve të kësaj natyre. Sipas vlerësimeve në terren, ky segment rrugor do të ketë rritje të intensitetit dhe një dinamikë edhe më të mirë të punimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat dhe vonesat e përkohshme në trafik dhe siguron se do të vazhdojë të jetë në terren, në bashkëpunim me të gjithë akterët e përfshirë, për adresimin me kohë të sfidave dhe për përfundimin sa më të shpejtë të kësaj rruge të rëndësishme.

Burimi: Bota Sot