Prishtina doli në fushë pas 4 fitoreve rresht, 3:0 ndaj Sutjeskës së Nikshiqit në Prishtinë (java e pestë), me Hajdukun në Split ishte shtyrë ndeshja e javës së gjashtë, 3:0 deklasoi Zhelezniçarin e Sarajevës në Prishtinë (java e shtatë), 1:0 e mposhti Radniçkin e Nishit në Prishtinë (java e tetë) dhe 2:1 Dinamon në Zagreb (java e nëntë).
Java e dhjetë luhej në mesjavë (e mërkurë, 7 tetor, 1987) në Prishtinë mes Prishtinës dhe Partizanit të Beogradit, e cila përfundoi pa gola (0:0). Partizani renditej në vend të shtatë me 10 pikë, ndërsa Prishtina e 12-ta me 10 dhe C.
Zvezda e Dinamo kryesonin renditjen me nga 13 pikë, Pamje nga ndeshja, 7 tetor,m 1987, foto Iljaz Bylykbashi “Kurrë stadiumi i qytetit në Prishtinë nuk tuboi më shumë shikues se dje me rastin e ndeshjes kampionale ndërmjet Prishtinës dhe Partizanit. Forma e mirë e Prishtinës dhe renomeja e Partizanit, bënë të thyhet rekordi i shikuesve të pranishëm në një ndeshje kampionale.
Këtë numër nuk e dimë saktësisht (ishin, sigurisht, mbi 40.000), por mjafton të theksohet se më nuk kishte vend as për ta hedhur duçin e cigares”, ka shkruar sporti i “Rilindjes” me 8 tetor.
Fahrudin Jusufi, kryetrajneri i Partizanit, goran me prejardhje nga Dragashi, nuk i besonte syve duke thënë pas ndeshjes (7 tetor, 1987): “Shumë pak kisha folur për lojë, sepse jam fascinuar me elementet tjera. Në karrierën time si lojtar e as si trajner, rrallëherë me ka ngja të hasi në një atmosferë të këtillë dhe në një publik të tillë, i cili din të çmojë lojën dhe kundërshtarin.
Me vjen shumë keq që ajo nuk u gëzua, të shoh ndonjë gol, pa marrë parasysh në cilën rrjetë. Sa i përket lojës ajo nuk ishte në nivel të pritur, sepse të dy palët iu frikuan njëra tjetrës. Ne kishim ardhur të fitojmë, por pse këtë nuk e arritëm fajtorë janë ca lojtarë të mi, të cilët dështuan, si me angazhim, ashtu edhe me përgjegjësi ndaj lojës.
Prishtina më pëlqeu si ekip, sidomos më pëlqyen Nexhipi, Batroviqi dhe Shala”. Fadil Vokrri luante për Partizanin, e tha një fjalë të madhe: “Jam i kënaqur me rezultatin, ndonëse si njëra palë, ashtu edhe tjetra, ndoshta, kanë mundur të shënojnë fitore. Një atmosferë të këtillë e kam pritur, sepse vetëm në Prishtinë mund të bëhet kësi spektakli.
U falënderohem dashamirëve të Prishtinës në anim korrekt dhe sportiv, sepse edhe këtë herë ata e dëshmuan madhështinë e tyre”. Mensur Nexhipi, futbollist i Prishtinës, njëri ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes, i pafat, në pjesën e dytw goditi shtyllën pingule të Partizanit, kishte thënë: “Të gjitha kushtet ishin për një lojë të madhe.
Mirëpo, për fat të keq, ajo mungoi, ngase të dy palët luajtëm me një frikë dhe respekt të tepruar reciprok, kështu që rezultat tjetër nuk ka mundur të ketë. Ne ishim më të mirë se Partizani, sidomos në pjesën e dytë, kur edhe patëm disa raste të volitshme. Më vjen keq që gjuajtja ime nuk qëlloi rrjetën e Gjukanoviqit, por vetëm shtyllën pingule, sepse, me siguri do të fitonim”.
Prishtina – Partizani 0:0 Stadiumi i qytetit, Prishtinë. Shikues – mbi 40.000. Terreni e moti – të përshtatshëm. Referuan Goce Popev i Shkupit (kryesor), Branko Joviq i Splitit dhe Jozo Pushkar i Zagrebit (anësorë). Me karton të verdhë u ndëshkuan Bellopoja e Xh. Muriqi të Prishtinës.
Prishtina: Zoran Lemajiq 6, Sahit Kelmendi 6, Xhevdet Muriqi 6, Gani Llapashtica 6 (Nazmi Rama), Sllavenko Kuzeleviq 7, Muhamed Kolenoviq 7, Zoran Batroviq 6, Mensur Nexhipi 7, Vlladisllav Gjukiq 6, Abdyl Bellopoja 6 (Fadil Muriqi 6) dhe Kujtim Shala 6.
Partizani: Gjukanoviq 7, Klinçarski 7, Gjorgjeviq 6 (Miodrag Bajoviq), Vermezoviq 7, Katanec 6, Radanoviq 6, Millorad Bajoviq 5 (Shqepoviq 5), Stevanoviq 6, Fadil Vokrri 6, Smajiq 6 dhe Vuçiqeviq 6.
