Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Angli, ku një 28-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në rrugët e qytetit Leicester. Bëhet fjalë për Ervin Litën, i njohur edhe si Ervin Axhami, i cili është gjetur pa shenja jete nga shërbimi i ambulancës në orët e para të mëngjesit të 12 korrikut.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të riut, ndërsa në kuadër të këtij rasti janë arrestuar dy persona, të moshës 36 dhe 27 vjeç, të dy banues në Leicester, të dyshuar si autorë të mundshëm. Të dy të dyshuarit janë liruar më pas me kusht, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Sipas autoriteteve, ende nuk janë sqaruar rrethanat se si 28-vjeçari ka përfunduar në rrugë. Hetuesit janë duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, provat mjeko-ligjore dhe deklaratat e personave që mund të kenë parë apo dëgjuar diçka në zonën ku është gjetur viktima. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
