Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës atashetë e SHBA-së në Kosovë. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e ka pritur sot atasheun amerikan Ashley J.
Berg në takim lamtumirës të cilin e falënderoi për angazhimin e tij në ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të FSK-së dhe ushtrisë së SHBA-së. Bashkim Jashari e vlerësoi lartë angazhimin e atasheut amerikan në ofrimin e mbështetjes së SHBA-së në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së drejt arritjes së kapaciteteve të plota operacionale.
Poashtu më herët Gjeneral Jashari ka pritur në takim lamtumirës edhe atasheun ushtarak të SHBA-së Nënkolonelin Jonathan Shaw të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij në ngritjen profesionale dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së.
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari i ka ndarë medaljen “shërbim vetëmohues” të dy atasheve për kontributin e dhënë dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në mbështetje të FSK-së gjatë shërbimit si atashe të SHBA-së në Republikën e Kosovës.
Medalje të njëjtë, Bashkim Jashari më herët i ka shpërndarë edhe atasheut ushtarak të SHBA-së nënkolonelit Jonathan Shaw të cilin poashtu e ka pritur në takim lamtumirës duke e falënderuar për angazhimin e tij në ngritjen profesionale dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së.
