Armando Broja kërkohet nga dy klube të Serie A

0%

E ardhmja e Armando Broja vazhdon të mbetet e paqartë, por një gjë duket e sigurt, largimi i tij nga Burnley është gjithnjë e më i mundshëm. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia e një huazimi, sulmuesi shqiptar pritet të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës, pasi nuk ka arritur të gjejë vazhdimësinë e dëshiruar në klubin anglez.

Së fundmi, gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio raportoi se Cagliari po e ndjek me interes situatën e Brojës dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të tij. Ndërkohë, sot ka ardhur një tjetër lajm nga Italia. Sipas gazetarit Nicolò Schira, edhe Udinese është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë.

Broja ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij në formë huazimi, duke veshur fanellat e disa klubeve në Angli përpara se Burnley të vendoste të investonte për kartonin e tij pas largimit nga Chelsea. Megjithatë, aventura e tij te Burnley nuk shkoi sipas pritshmërive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sulmuesi shqiptar hasi vështirësi për t’u përshtatur dhe nuk arriti të siguronte hapësirat e nevojshme për të treguar potencialin e tij. Një transferim në Serie A mund të përfaqësojë një mundësi të re për 24-vjeçarin, i cili synon të rikthejë formën e tij më të mirë dhe të fitojë më shumë minuta në fushë.

Interesimi i Cagliarit dhe Udineses tregon se Broja vazhdon të vlerësohet në tregun italian, ndërsa javët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij .

Burimi: Telegrafi