Shpërndaje në: Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, dhe kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.
Iniciativa u nis me kërkesën për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë, pasi LDK-ja doli sërish e treta në zgjedhjet e 7 qershorit. Abdixhiku pati refuzuar kërkesën e disa degëve për dorëheqje. Siç pati thënë vetë Zemaj ditë më parë, për thirrjen e këtij kuvendi janë mbledhur më shumë se 150 nënshkrime.
Sekretari i partisë, Ilir Ferati, një ditë më parë u shpreh se sapo të ketë zyrtarisht kërkesë të tillë, ajo do të trajtohet me seriozitet. Edhe Arbëri 5 muaj më parë Haxhiu kryeparlamentare, Kurti kryeministër Abdixhiku i pati mbijetuar votëbesimit më 31 janar, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Nga ato zgjedhje, në zgjedhjet e 7 qershorit LDK-ja u rrit për tre deputetë.
Në zgjedhjet e qershorit ajo kandidoi me ish-presidenten Vjosa Osmani si prijëse të listës.
