Disa orë para një tjetër gjysmëfinaleje të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Anglisë, rikthehen në kujtesë një nga humbjet më të dhimbshme në historinë e “Albiceleste”.
Bëhet fjalë për disfatën 1-0 në fazën e grupeve të Botërorit Kore-Japoni 2002, një rezultat që komplikoi rrugëtimin e Argjentinës, çoi në një eliminim historik dhe e shndërroi Huan Sebastian Veronin në një nga figurat më të kritikuara nga tifozët. Më u zhvillua një nga përballjet më të tensionuara mes dy rivalëve historikë.
Katër vite pasi Argjentina kishte eliminuar Anglinë me penallti në Francë 1998 dhe 16 vite pas triumfit legjendar në çerekfinalen e Botërorit 1986, dy kombëtaret u ndeshën sërish në skenën më të madhe të futbollit. Takimi u vendos nga një penallti e shndërruar në gol nga David Bekham, ndërsa Argjentina nuk arriti të gjente forcën për të reaguar.
Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Marcelo Bielsa ushtroi presion më shumë nga detyrimi për të marrë rezultat sesa nga cilësia e lojës. Trajneri provoi të ndryshonte rrjedhën e sfi dës me zëvendësime, por goli i barazimit nuk erdhi kurrë.
Me atë fi tore, Anglia hodhi një hap të madh drejt fazës me eliminim direkt, ndërsa Argjentina u vendos në një situatë shumë të vështirë në grupin ku bënin pjesë edhe Suedia dhe Nigeria. Barazimi me Suedinë në ndeshjen e fundit vulosi eliminimin e parakohshëm të një skuadre që konsiderohej ndër favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Botës.
Një nga futbollistët që e pagoi më shtrenjtë atë dështim ishte Huan Sebastian Veron. Mesfushori, i njohur si “La Brujita”, kishte mbërritur në Botëror si një nga yjet e Argjentinës, por paraqitjet e tij mbetën shumë larg pritshmërive. Ai formoi mesfushën së bashku me Diego Simeonen dhe Matias Almejdën, por nuk arriti të diktonte ritmin e lojës apo të ushtronte ndikimin që pritej prej tij.
Megjithatë, kritikat ndaj Veronit nuk u kufi zuan vetëm te performanca në fushë. Për vite me radhë qarkulloi teoria se Marcelo Bielsa kishte këmbëngulur ta aktivizonte mesfushorin, edhe pse ai nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike.
Kjo e bëri Veronin një nga fi gurat më të sulmuara nga opinioni publik pas eliminimit, duke e kthyer atë ndeshje në një nga momentet më të errëta të karrierës së tij me fanellën e kombëtares.
Tashmë, me Argjentinën dhe Anglinë që përballen sërish në një gjysmëfi nale të Kupës së Botës, kujtimi i asaj nate të vitit 2002 mbetet ende i freskët për tifozët argjentinas, si një plagë që koha nuk ka arritur ta shërojë plotësisht.
