Dy skuadra shqiptare do të zbresin të enjten në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League, me AF Elbasanin dhe Dinamo City që do të kërkojnë të sigurojnë një vend në fazën e ardhshme të kompeticionit. AF Elbasani do të përballet me BATE Borisov në stadiumin “Mehdi Huseynzade”, në orën .
Verdheblutë vijnë pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ku zhvilluan një paraqitje pozitive në rikthimin e tyre në arenën europiane pas dy dekadash. Skuadra shqiptare kaloi në avantazh me golin e Nikajt në fundin e pjesës së parë, ndërsa BATE Borisov barazoi në fraksionin e dytë, duke lënë të hapur plotësisht çështjen e kualifikimit.
Elbasani udhëton me besim për sfidën e kthimit, me objektivin për të vazhduar rrugëtimin europian. Ndërkohë, Dinamo City do të luajë në transfertë ndaj Astanës në “Astana Arena”, me takimin që do të nisë në orën . Kryeqytetasit u mposhtën minimalisht 1-0 në sfidën e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, por diferenca e ngushtë mban të hapura shpresat për kualifikim.
