Thierry Henry: Skuadra më e mirë fitoi

0%

Eksperti i rrjetit amerikan “FOX”, Thierry Henry, në analizën e bërë pas takimit mes Francës dhe Spanjës evidentoi disa pika ku sipas tij skuadra iberike bëri diferencën në fushë. “Spanja kontrolloi topin dhe tregoi se është kurorëzuar me meritë kampione e Europës”, nis analizën e tij ish-sulmuesi francez, i cili me kombëtaren e “gjelave” numëron 51 gola në 123 takime.

“Unë mendoj se ekipi më i mirë fitoi. Nëse nuk je në ndeshje që prej fillimit të saj, atëherë kalimi i turit bëhet i vështirë. Spanja është skuadra më e vështirë, të cilës mund t’i përmbysësh rezultatin” , tha Henry.

Burimi: Bota Sot