Brenda tri ditësh, rreth 80 persona me diarre e vjellje kërkuan

0%

Rreth 80 persona janë trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, me simptoma të diarresë dhe vjelljes gjatë periudhës 13-. Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), të cilat janë duke e trajtuar rastin.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Sinjalin se deri në këtë moment nuk është raportuar asnjë rast në polici lidhur me këtë çështje. “Në policinë rajonale të Ferizajt, deri në këtë moment, nuk është raportuar asnjë rast lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Veseli.

Sipas njoftimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, këto janë informacionet e pranuara deri më tani. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com