Edhe pse u përfol gjerësisht, madje edhe vetë Cristiano Ronaldo e tha me gojën e tij para mediave se do të jetë Botërori i fundit në karrierë si futbollist, duket se bomberi luzitan ka ndryshuar mendje sa “hap e mbyll sytë”. Zyrtarizimi i trajnerit Jorge Jesus te Portugalia, i ka rritur besimin dhe kredincialet 41-vjeçarit, aq sa të mendojë edhe Kupën e Botës 2030.
Nëse kjo “hipotezë” vërtetohet, do të ishte “çmenduri”. Edicioni i ardhshëm i këtij kompeticioni do të mbahet në Portugali, së bashku me Marokun e Spanjën, çka e bën akoma më domethënëse, ama në plan të parë ka një problem. Në 2030, Cristiano Ronaldo do të jetë 45 vjeç, sikurse nuk ka asnjë siguri se luzitani do ketë gjendjen të jap kontribut të vyer në shërbim të ekipit..
