Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, tha se nuk do ta përziejë futbollin me politikën. Argjentina përballet me Anglinë në gjysmëfinale të Botërorit, sonte nga ora . Anglia e Argjentina kanë një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin ndërkombëtar. Rivaliteti i tyre është rritur nga mosmarrëveshjet politike.
Britania e Madhe dhe Argjetnina luftuan në Luftën e Falklandeve në vitin 1982. Konflikti 74 ditor la të vdekur 649 ushtarë argjentinas, 255 ushtarë britanikë dhe tre civilë. Territori britanik i Ishujve Falkland mbetet subjekt i një mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. “Realiteti është se bëhet fjalë për një ndeshje futbolli.
Nuk mund t’i përziej gjërat, veçanërisht nga respekti për atë që ndodhi kaq shumë vjet më parë”, tha Scaloni. “Ishte një periudhë e trishtueshme në historinë tonë dhe nuk ka shumë gjëra që mund të bëjmë për këtë. Ky është realiteti. Gjërat po ndodhin edhe në vende të tjera të botës dhe ne e kritikojmë ekzistencën e luftës. Sigurisht që i kujtojmë ata njerëz.
Por është një ndeshje futbolli – nuk duhet t’i ngatërrojmë të dyja”, ka theksuar Scaloni.
