Kryeprokurori i ri i Shtetit zotohet për forcim të sundimit të ligjit

0%

Shpërndaje në: Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga ushtruesi i detyrës Agron Qalaj, nga ku u zotua të punojë për forcim të sundimit të ligjit. Gjatë fjalës së tij, Gashi ka thënë se do t’u shërbejë të gjithëve. “Sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zoti Qalaj. Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë.

Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh ai. Gashi u dekretua nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së djeshme (e martë).

Në tetor të 2023-s, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e pati dekretuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për Kryeprokuror të Shtetit me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. Që nga ajo kohë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit është udhëhequr me ushtrues detyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha