Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar në dialogun me Kosovën, duke shtuar se Beogradi ende nuk e pranon realitetin që Kosova është Republikë. “Serbia është më përgjegjësja për situatën që kemi në dialog, sepse nuk është e gatshme ta pranojë realitetin, ndërsa realiteti ka ndryshuar.
Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës”- tha Rama për Euronews Serbia, transmeton I ntervista origjinale është zhvilluar në gjuhën angeze, por e mbuluar me përkthim simultant në I pyetur për pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Rama tha se pesë nga 27 shtete përbëjnë një numër të vogël dhe tregojnë se shumica dërrmuese e ka pranuar realitetin.
“Këtu nuk bëhet fjalë për dobësi, por për pranimin e faktit se realiteti ka ndryshuar. Ashtu si të gjithë popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë gjetën rrugën e tyre dhe u bënë të pavarur, edhe shqiptarët kishin të drejtën për vetëvendosje. Natyrisht, kjo duhet të shoqërohet me bashkëpunim të mirë dhe marrëdhënie harmonike me pakicat.
Sot shqiptarët nuk janë më pakicë në Serbi, ndërsa serbët janë pakicë në Kosovë”- citohet se ka thënë Rama në këtë intervistë. Ndërkaq, i pyetur për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin dhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai nuk pranoi të flasë, duke thënë se nuk flet në një gjuhë të huaj për Kurtin dhe vëllezërit kosovarë.
“Nuk pranoj të hyjë në këtë debat. Nga njëra anë pretendoni se ka pasur veprime të caktuara, por mund të thuhet se ka pasur terrorizëm nga grupet që kanë ardhur nga Serbia. Por unë kam një rregull që e respektoj. Kurrë në një gjuhë të huaj nuk flas për opozitën.
Mos kërkoni nga unë që në një gjuhë të huaj të flas për çështje që lidhen me Albin Kurtin dhe me vëllezerit dhe motrat e mia nga Kosova”- tha Rama në intervistën në të cilën ai foli në gjuhën angleze. Rama tha se Serbia është shteti më i madh në rajon dhe ka një histori me të cilin duhet të përballet.
“E kam thënë edhe në Beograd se sa më shpejt që Serbia të përballet me realitetin se ekziston një realitet i ri, aq më mirë do të jetë për të”- citohet të ketë thënë Rama. Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011. Ky proces kishte nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik.
Megjithatë, Dialogu Kosovë-Serbi ka çaluar përgjatë viteve të fundit. Në mars të vitit 2026, u bën tri vite që kur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri kosovar dhe presidenti serb, ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.
Dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën dhe ndër tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.
Marrëveshja me 11 nene, ndër tjera parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. Megjithatë kjo marrëveshje ende ka mbetur e pazbatuar.
