Dyshohet se tre persona në Mitrovicë të Veriut deklaruan rrejshëm për

0%

Shpërndaje në: Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për veprën penale “Deklarim i rremë”, në lidhje me një rast të tentim-vrasjes që kishte ndodhur në shtator të 2013-ës.

Sipas Policisë, tre të dyshuarit gjatë intervistimit kanë dhënë deklarata që dallojnë nga ato që janë dhënë fillimisht për rastin, duke ngritur dyshime për deklarim të rremë.

“Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë lidhur me rastin ‘Tentim Vrasje’ të datës pasi që të njëjtit kanë dhënë deklarata të ndryshme krahasuar me rastin ku janë intervistuar fillimisht”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha