Zjarri në një banesë në Pejë, Policia: Nuk ka të lënduar, vetëm dëme

0%

Një banesë në rrugën “Papa Klementi” në Pejë është përfshirë nga zjarri të mërkurën paradite, ndërsa nga ky rast nuk raportohet për persona të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës .

Sipas Policisë, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka persona të lënduar. “Përpos dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Rugova. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com