Trump kërcënon t’i bombardojë urat e termocentralet nëse Irani nuk u

0%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar t’i godasë urat dhe termocentralet e Iranit javën e ardhshme nëse shteti iranian nuk u kthehet bisedimeve, ka raportuar të mërkurën () BBC . Komentet, të bëra në një intervistë për “Fox Newsin”, u transmetuan derisa të dy vendet shkëmbyen sulme për të katërtën ditë me radhë.

Trump më parë u tërhoq nga kërcënimi për tarifë prej 20% për të gjitha anijet e ngarkesave në Ngushticën e Hormuzit, por rifilloi bllokimin e porteve iraniane. “Javën tjetër bëhet shumë keq për ta”, ka theksuar Trump. “Do t’i shembim të gjitha termocentralet e tyre. Do t’i rrëzojmë të gjitha urat e tyre nëse nuk ulen në tryezën e bisedimeve dhe nuk negociojnë”.

Trump kish kërcënuar në prill ta bombardojë infrastrukturën civile në Iran, duke përfshirë urat dhe termocentralet. Shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, Volker Turk, ishte përgjigjur atëherë duke thënë: “Sipas të drejtës ndërkombëtare, sulmi i qëllimshëm ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile është një krim lufte”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Konventat e Gjenevës të vitit 1949 mbi sjelljen humanitare në luftë ndalojnë sulmet në vendet që konsiderohen thelbësore për civilët. “Do t’i ruaj objektivat e energjisë për në fund, por në fund do t’i arrijmë objektivat e energjisë”, ka deklaruar Trump në një intervistë në “Special Report” të Bret Baier itqë u transmetua të martën në mbrëmje, sipas kohës lokale amerikane.

Ai ka theksuar se negociatorët amerikanë u kishin përcjellë homologëve iranianë të martën në mbrëmje se “‘më mirë të bëni marrëveshje, ose nuk do t’ju mbetet asgjë’”.

Përshkallëzimi i retorikës vjen pasi Trump kishte paralajmëruar një taksë prej 20% që kishte kërcënuar ta vendoste në Ngushticën e Hormuzit, do të zëvendësohej nga marrëveshje “masive” tregtare dhe investimesh me shtetet e Gjirit. Njoftimi erdhi disa orë para se ushtria amerikane të kryente një valë sulmesh shtatorëshe ndaj Iranit dhe të riniste bllokadën e porteve iraniane.

Komanda Qendrore Amerikane (Centcom) ka njoftuar se ka qëlluar “dhjetëra” objektiva ushtarake iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, me qëllim “degradimin e mëtejshëm të aftësisë së Iranit për të kërcënuar anijet tregtare dhe ekipet civile”. Ndërkohë, Teherani shkrepi raketa dhe dronë mbi objektivat amerikane në Jordani, Kuvajt dhe Bahrejn, ka raportuar televizioni shtetëror iranian, IRIB.

Në orët e para të së mërkurës, ushtria e Kuvajtit ka njoftuar se ka neutralizuar dronë sulmues iranianë, ndërsa Bahrejni ka aktivizuar sirenat e sulmit ajror. “Mbrojtja ajrore e Kuvajtit aktualisht po përballet me sulme armiqësore me dronë pas agresionit të ligë iranian”, ka deklaruar ushtria kuvajtiane.

Ministria e Brendshme e Bahrejnit u bëri thirrje qytetarëve dhe banorëve të qëndrojnë të qetë dhe të shkojnë në vendin më të afërt të sigurt. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo