Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë

0%

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rritje për ditën e mërkurë, ku nafta është shtrenjtuar për dy centë për litër krahasuar me një ditë më parë. Sipas çmimit maksimal të publikuar nga Ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, litri i naftës të mërkurën mund të shitet jo më shumë se 1.54 euro. Rritje ka pasur edhe çmimi i benzinës.

Litri i benzinës të mërkurën kushton deri në 1.40 euro, ndërsa një ditë më parë ishte 1.39 euro. Ndërkohë, çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, me 0.60 euro për litër. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com