Shpërndaje në: Për dy centë më shumë është rritur çmimi i naftës në Kosovë për ditën e mërkurë, krahasuar me një ditë më parë. Bazuar në çmimin maksimal të publikuar nga Ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, litri i naftës mund të shitet jo më shumë se 1.54 euro. Çmimi është rritur edhe për litër të benzinës.
Të mërkurën litri i benzinës është 1.40 euro, ndërsa një ditë më parë ishte 1.39 euro. Gasi ka çmim të njëjtë, 0.60 euro për litër. Çmimet e derivateve kanë nisur të rriten sërish pas prishjes së marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do ta kthejnë bllokadën për anijet që shkojnë drejt apo dalin nga portet e Iranit.
