MPB Maqedoni njofton se dje (), pas marrjes së informacionit operativ për një person për të cilin ishte lëshuar urdhër arresti qendror dhe ndërkombëtar nga Ministria e Brendshme, oficerët e SPB Shkup arrestuan Aleksandar Lazarov (41) nga Koçani.
“Urdhër arresti u lëshua për Aleksandar Lazarov me kërkesë të Gjykatës Themelore të Koçanit për dyshimin se ka kryer një vepër penale sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal”. “Personi u dërgua në Stacionin Policor të Kisella Vodës për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB.
