Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut

0%

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka deklaruar se nuk ka informacion për ndonjë nismë të delegatëve të degës për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Azemi, në “Debat Plus”, u shpreh se deri më tani asnjë delegat nuk e ka njoftuar për një iniciativë të tillë.

Ai bëri të ditur se ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së në Ferizaj për të mërkurën në orën , ku, sipas tij, do të diskutohet rezultati i zgjedhjeve të fundit, si dhe çështje të tjera që lidhen me zhvillimet brenda partisë. “ Përbesë nuk më ka thënë askush nga delegatët dhe nuk kam ndonjë informacion lidhur me ketë.

Kryesinë e kam ftuar nesër nga ora me pikën e diskutimit për rezultatin zgjedhor në zgjedhjet e fundit si dhe do të diskutojmë për gjithçka. Delegatët janë të lirë të vendosin mbi parimet e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kuvendi i ka 355 delegatë, kërkesat nuk bëhen në forme në rrjetet sociale por bëhen në forume që janë dalë nga statuti i LDK-së dhe shtëpia e LDK-së i pranon të gjitha diskutimet për gjithçka ”, u shpreh Azemi.

Burimi: Bota Sot