Publicisti Fahri Xharra ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku pretendon se Serbia ka pasur plane për zhdukjen e shqiptarëve që nga krijimi i shtetit serb në vitin 1830. Sipas tij, edhe gjatë vitit 1999 ka ekzistuar një plan për zhdukjen e shqiptarëve të Kosovës, duke thënë se kjo dëshmohet nga një dokument i CIA-s.
Xharra ka theksuar se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara ishte vendimtare për fatin e Kosovës. Postimi i Xharrës: Planet e Serbisë për zhbërjen tanë janë që kur është krijuar Serbia ne vitin 1830. Edhe ne vitin 1999 ata e kishin në plan zhdukjen tanë. Kete e verteton ky dokument i CIA- s. Mirë që ishte Amerika, se per Kosovën ishte folur sikur per Çamerinë.
Amani, mos iu besoni serbëve e as miqëve të tyre. ( psh.Grenellit).
