Lionel Messi bën që edhe ecja të quhet mjeshtëri

0%

Shpërndaje në: Nëse Argjentina bëhet përfaqësuesja e parë që nga viti 1962 që e mbron titullin e botës, dhe vetëm e treta në histori, atëherë Lionel Messi do të jetë në qendër të këtij suksesi të jashtëzakonshëm. 39-vjeçari ka shkëlqyer në Kupën e tij të gjashtë të Botës. I ka tetë gola deri më tani.

Derisa Messi lufton për “Këpucën e Artë”, tifozët kanë parë një version shumë të ndryshëm me atë të lojtarit që bëri debutimin për Barcelonën në vitin 2003. Vëmendja do të jetë sërish te Messi të mërkurën prej orës , kur Argjentina përballet me Anglinë në gjysmëfinale të Botërorit. Shumica e lojtarëve pësojnë rënie me kalimin e vjetëve. Më të mirët gjejnë mënyrë për t’u përshtatur.

Ronaldo e rikrijoi veten si një “grabitqar” i zonës së penalltisë kur ritmi i tij ra. Messi nuk është përshtatur për të rënë. Ai është përshtatur në mënyrë që të mund të dominojë dhe të qëndrojë në krye të lojës që e ka ndjekur gjithmonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Botërori 2026 3 j. më parë Messi flet për lotët pas golit të parë në natën historike Në këtë Botëror, 39-vjeçari ka krijuar më shumë, por ka lëvizur më pak. Ai ka pasur 33 gjuajtje dhe ka krijuar 21 raste. Messi e ka arritur këtë pavarësisht se ka ecur në 47 për qind të distancës që e ka përshkuar. Është përqindja më e lartë e çdo lojtari, pa përfshirë portierët.

Messi lëviz më së pakti nga të gjithë lojtarët e Argjentinës që kanë hapësirë në skuadër. Ai ka mesatare prej 8.2 kilometra për 90 minuta. Ai ka vetëm 2.7 sprinte për ndeshje, krahasuar me 5.3 sa i kishte katër vjet më parë. Anglia tani duhet të bëjë diçka që vetëm Polonia e ka arritur në 15 paraqitjet e fundit të Messit në Kupën e Botës – ta ndalojë të shënojë apo të asistojë.

Ai ka 16 gola dhe shtatë asistime në këto 15 ndeshje. Që kur debutoi në moshën 16-vjeçare te Barcelona, Messi e ka rishpikur veten të paktën pesë herë për t’u bërë lojtari që është tani tek Argjentina. Largimi nga krahu Kur Ronaldinho, lojtari më i mirë dhe më i njohur në botë në atë kohë, e pa Messin në stërvitje për herë të parë, ai tha se “Messi do të jetë më i miri”.

Dy vjet më vonë, në gusht 2005, Messi e prezantoii veten par botës në ndeshjen për “Trofeun Joan Gamper” kundër Juventusit. Fabio Capello, trajneri i Juventusit, u habit aq shumë nga 18-vjeçari sa u përpoq ta transferonte atë. Kur Messi ishte 21-vjeçar dhe shkëlqimi i Ronaldinhos po zvogëlohej, trajneri i Barcelonës, Frank Rijkaard ishte i qartë për atë që i duhej ekipit të tij.

“Messi në qendër të të gjithave. Sa më shumë që e prek topin, aq më mirë për ekipin”, kishte thënë Rijkaard. Gjatë muajve të parë pasi Pep Guardiola u bë trajner në vitin 2008, ana e djathtë e fushës ishte korridori i argjentinasi. Rruga e tij “private” drejt portës. Për arsye mbrojtëse, Guardiola për herë të parë vendosi ta largonte Messin nga krahu.

Ai nuk kthehej prapa dhe mbrojtësi i krahut vuante. Dhe trajneri katalunas e dinte që Messi do të përfundonte gjithnjë në qendër të zhvillimeve. Skuadra do të ndërtohej rreth pozicionit të tij të ri, për fazat më të mëdha dhe për momentet më të mëdha.

Nëntëshja false dhe lindja e “thyesit të sistemit” Ishte 2 maji i vitit 2009 dhe një ndeshje e La Ligas me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”. Guardiola mori një vendim. Ai e tërhoqi Messin nga krahu i djathtë dhe e vendosi në majë të formacionit sulmues. Por pa përfshirë punën e një sulmuesi tradicional. Samuel Eto’o shkoi djathtas, Thierry Henry në të majtë. Dhe Barcelona fitoi 6:2.

Kështu nëntëshja false rilindi. Në fakt nuk ishte asgjë e re. Hungaria e trajnerit Gusztav Sebes e kishte shkatërruar Anglinë në vitin 1953, duke e mposhtur 6:3. Ai e tërhoqi vazhdimisht qendërsulmuesin Nandor Hidegkuti në mesfushë dhe kështu i largoi qendërmbrojtësit anglezë nga pozicionet e tyre. Dhe krijoi hapësirë për Ferenc Pushkashin dhe Sandor Kocsisin.

Johan Cruyff po ashtu kishte rol sulmues brenda filozofisë së Futbollit Total te Holanda. Në fillim, Messi u bë problem pa zgjidhje. Kur ai lëvizte mes vijave, qendërmbrojtësit e Madridit duhej të vendosnin: ta ndiqnin atë dhe të linin zbrazëtirë, apo të qëndronin dhe t’i jepnin shumë hapësirë. Asnjëri opsion nuk funksionoi. Messi shfrytëzoi hapësirën, i pa sfiduar.

Me Xavin, Andres Iniestan dhe Yaya Tourne pas tij dhe Henryn e Eto’on në krahë, çdo vendim i kundërshtarit doli i gabuar. Guardiola e përsëriti eksperimentin disa javë më vonë në finalen e Ligës së Kampionëve. Messi shënoi me goditje me kokë 20 minuta para fundit të takimit. Mes viteve 2011 e 2013, Messi shënoi 96 gola në 69 ndeshje të La Ligas.

Iu dha Topi i Artë në vitin 2009 e më pas edhe në vitet 2010, 2011, 2012, 2015 dhe 2019. Në fund i fitoi tetë trofe të tillë. Të parin e fitoi në moshën 22-vjeçare, të fundit në moshën 36-vjeçare. “Nuk i kushtoja shumë vëmendje taktikës”, tha Messi në vitin 2024. “Por me Guardiolan mësova shumë. Fillova të kuptoj hapësirat, mbajtjen e topit dhe si funksionon loja në të vërtetë”.

Tranzicioni: pesha e një ekipi Kur Xabi u largua nga Barcelona në vitin 2015, dhe Iniesta tri vjet më pas, diçka ndryshoi. Messi ishte gjithnjë lojtar vendimtar. Dhe tani i kërkohej të ishte i gjithë motori. Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Aty ku është Kane, ka shpresë për fitore Mesfusha, që kishte qenë rrjeta e tij e sigurisë, ishte zhdukur.

Nuk ishin lojtarët që e mbanin topin në lëvizje dhe krijonin hapësirë në të cilën ai lulëzonte. Për një periudhë pritej që Messi të ishte Xavi, Iniesta dhe golashënuesi i skuadrës njëkohësisht. Ishte shumë për të kërkuar nga kushdo. Ai e përballoi duke evoluar përsëri. Golashënuesi dhe numri 10, ose nëntëshja falso, u bënë “grepi”.

U vendos më prapa në fushë dhe tani ishte organizatori, njeriu që fillonte aksionet dhe që shpesh i përfundonte ato. Asistimet filluan të rivalizonon golat në statistikat e tij. Në edicionin 2019/2020, Messi regjistroi 22 asistime dhe 25 gola në 33 ndeshje në kampionatin spanjoll. Ai u kthye në nivelin më të mirë të golave në edicionin e fundit te Barcelona, 2020/2021.

I kishte 30 gola dhe 11 asistime në 35 paraqitje kampionale. Edicioni i parë te PSG-ja e konfirmoi përfundimisht ndryshimin: 11 gola, 15 asistime në 34 ndeshje. Për herë të parë ai kishte më shumë asistime se gola në karrierën në nivel klubesh. Barra e kapitenit dhe çlirimi Por kush ishte Messi tek Argjentina? Ai u bë kapiten në gusht 2011. Pastaj erdhën humbjet.

Finalja e Kupës së Botës 2014, e humbur nga Gjermania në kohën shtesë në “Maracana”. Finalja e Kupës së Amerikës 2015 e humbur nga Kili me penallti. Finalja e Kupës së Amerikës 2016, e humbur po me penallti nga kundërshtari i njëjtë. Tri finale në tri vjet – të gjitha të humbura. Dhe të gjitha rritën presionin ndaj Messit.

Pas finales së fundit ai u tërhoq nga Argjentina, vendim të cilin e kishte konsideruar edhe më parë. U rikthye. Dhe ishte ndryshe. Në Kupën e Amerikës 2019, ku Argjentina u eliminua në mënyrë kundërthënëse nga Brazili në gjysmëfinale, Messi hyri në konferencë për shtyp dhe kritikoi ashpër konfederatën e futbollit të Amerikës së Jugut.

Nuk ishte më lojtari që dikur dukej se tërhiqej në heshtje kur pesha e Argjentinës bëhej shumë e rëndë. Ishte lideri që kishte vendosur të mos përkufizohej nga ajo që nuk kishte fituar. Kupa e Amerikës 2021 ishte çlirimi. Agjentina mundi Brazilin në finale në “Maracana” dhe i dha fund pritjes 28-vjeçare për trofe të madh.

Fjalimi që mbajti Messi në zhveshtore para ndeshjes, bëri që të kishte shumë lot. Messi në Kupën e Botës 2022 ishte përsëri diçka tjetër – sintezë e gjithçkaje që kishte ndodhur më parë. Kishte momente magjie në gjysmëfinale e po ashtu në finale. “Futbolli ndryshoi shumë. Mënyra se si luhet, sistemet. Loja sot është shumë më taktike dhe fizike se më parë.

Më parë gjeje më shumë hapësira”, tha Messi për Zinedine Zidane në vitin 2023. Ai fliste si lojtari që është paraqitur në tri epoka të dallueshme taktike të lojës moderne. Me mesfushorët fizikë të Portos e Chelseat, në epokën kur pozicionimi dhe pasimi ishin në kulm dhe me garën taktike të Guardiolas me tranzicione të shpejta. Dhe ia doli vazhdimisht.

Messi i fundit është Messi më i mirë Tek Inter Miami, gjatë Kupës së Amerikës 2024 dhe në këtë Botëror, Messi ec më shumë se që vrapon. Kritikët këtë e përdorën kundër tij. Tani quhet mjeshtëri. Ai e lexon lojën, duke ruajtur energjinë për momentet që kanë rëndësi. “Messi i fundit është gjithmonë Messi më i mirë”, tha dikur Pablo Aimar, lojtari që Messi e pëlqente në fëmijëri.

Ai ndoshta ka ende të drejtë. Ajo që Messi ka arritur gjatë dy dekadave nuk është vetëm grumbullim trofesh dhe statistikash. Është riimagjinatë e asaj që mund të jetë një futbollist në çdo fazë të karrierës. Edhe Botërori 2026 3 j. më parë Garë e mahnitshme për “Këpucën e Artë” Anësori adoleshent që e mahnit Capellon. Nëntëshja e rreme që rivizatoi hartën taktike të futbollit evropian.

Organizatori i lojës që i bëri të tjerët të mëdhenj. Kapiteni që u shndërrua në liderin që e ëndërronte vendi i tij. Lideri i një ekipi fitues të Kupës së Botës. Dhe tani veterani që mezi vrapon dhe prapë i sheh të gjitha i pari. Çështja nuk është se sa i mirë është Messi. Por sa herë është dashur ai të bëhet dikush krejtësisht i ri.

Burimi: Koha