Dy raste të armëmbajtjes pa autorizim në Gjakovë dhe Rahovec, policia

0%

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara që lidhen me veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa në njërin rast po hetohet edhe vepra e “Kanosjes”. Rasti i parë ka ndodhur më , rreth orës , në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Sipas policisë, pas një konflikti verbal mes familjarëve, është pranuar një informatë se në shtëpinë e një gruaje dhe një burri, të dy shtetas të Kosovës, ndodhej një armë zjarri. Njësitet policore kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarve, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe 50 fishekë. “Fsh.Skivjan, Gjakovë -.

Raportohet se pas një konflikti verbal mes familjarëve, është pranuar informata se në shtëpinë e dy të dyshuarve, një femër dhe një mashkull kosovar, ka armë zjarri. Njësiti policor gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me dy karikatorë dhe 50 fishekë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. Ndërkohë, rasti i dytë është regjistruar më , rreth orës , në fshatin Sapniq të Rahovecit. Një i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe tre fishekë me gaz.

Me autorizim të prokurorit është kryer edhe bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë send tjetër i dyshimtë. “Fsh. Sapniq, Rahovec -. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikator dhe tre fishekë me gaz.

Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport.

Burimi: Telegrafi