Dhunë brenda familjes në Pejë: Djali dyshohet se e bëri për spital

0%

Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Pejë, ku një 70-vjeçar dyshohet se është rrahur nga djali i tij brenda banesës familjare, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është M.B., rreth 40-vjeçar, ndërsa viktimë babai i tij, R. B., rreth 71-vjeçar.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini”, ku pas një konflikti brenda familjes, 40-vjeçari dyshohet se e ka goditur babanë disa herë me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e sulmit, 70-vjeçari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar nga Policia në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Më pas ai është intervistuar nga hetuesit, duke deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij. Pas ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe është intervistuar lidhur me rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” në kuadër të dhunës në familje, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Për rastin është njoftuar edhe Mbrojtësi i Viktimave, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit janë duke vazhduar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com