Vedat Muriqi zbarkon në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahces

0%

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka mbërritur në Stamboll për të finalizuar rikthimin e tij te Fenerbahçe. Klubi turk ka arritur marrëveshje parimore me futbollistin kosovar dhe hapi i fundit para zyrtarizimit të transferimit mbetet kryerja e testeve mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës.

Ky transferim konsiderohet si lëvizja e parë e madhe e presidencës së re të Aziz Yıldırım, i cili është rikthyer në krye të klubit pas tetë vitesh. Muriqi nuk është një emër i panjohur për tifozët e Fenerbahçes. Ai veshi fanellën e klubit gjatë sezonit 2019/20, ku zhvilloi 36 ndeshje, duke realizuar 17 gola dhe duke kontribuar me shtatë asistime.

Performancat e tij të shkëlqyera në atë periudhë bënë që ai të transferohej më pas në futbollin evropian. Sulmuesi është pritur në aeroport në Stamboll nga anëtarët e bordit dhe nga një numër i tifozëve. Sulmuesi 32-vjeçar vjen pas një sezoni shumë të suksesshëm me RCD Mallorca.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pavarësisht rënies së skuadrës nga elita e futbollit spanjoll, Muriqi realizoi 23 gola gjatë sezonit, duke përfunduar i dyti në garën për “Këpucën e Artë” të kampionatit, pas Kylian Mbappé.

Muriqi, kendisini karşılamaya gelen Fenerbahçe taraftarlarına üçlü çektirdi. pic.twitter.com/zBUw45Vjca — Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) June 18, 2026 Gjatë karrierës së tij, Muriqi ka luajtur edhe për klube si Giresunspor, Gençlerbirliği dhe Çaykur Rizespor, duke u shndërruar në një nga sulmuesit më të suksesshëm kosovarë në futbollin evropian.

Burimi: Telegrafi