Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Mitrovicë të Jugut pasi ka sulmuar fizikisht një të mitur. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “UÇK”, në Mitrovicë të Jugut. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull-i mitur.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje .”, thuhet në raport.
