Rahimaj takon ministren Kusari-Lila, diskutohet ndërtimi i Zonës

0%

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka zhvilluar një takim me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ku temë kryesore e diskutimit ishte mundësia e ndërtimit të Zonës Ekonomike në Kamenicë.

Në takim morën pjesë edhe drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Edon Dërmaku, si dhe deputeti i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërqeli. Sipas Rahimajt, gjatë takimit është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, me fokus krijimin e Zonës Ekonomike.

“Në takim me ministren Mimoza Kusari, së bashku me drejtorin Edon Dërmaku dhe deputetin Ilir Kërqeli, kemi biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, dhe konkretisht për mundësitë për ndërtimin e Zonës Ekonomike”, ka deklaruar Rahimaj. Ai ka theksuar se ky projekt ka rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik të komunës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Zona ekonomike ka rëndësi strategjike për Komunën e Kamenicës dhe synon të krijojë kushte të përshtatshme për ekonominë lokale dhe për investitorët potencialë në të ardhmen”, ka shtuar ai. Rahimaj ka bërë të ditur se Komuna e Kamenicës do të vazhdojë angazhimin për përgatitjen e dokumentacionit, vendimeve dhe studimeve të nevojshme për themelimin e Zonës Ekonomike.

Nga ana tjetër, sipas Komunës, ministrja Mimoza Kusari-Lila ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti, i cili synon të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve në Kamenicë. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi