Një vatër zjarri ka përfshirë fshatin Zall-Strikçan, në Njësinë Administrative Zerqan të Bulqizës, e si pasojë ka krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës. Flakët janë favorizuar nga bari i thatë dhe erërat e forta, çka ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi dhe të afrohet pranë banesave.
Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërsa edhe banorët janë angazhuar për të ndihmuar në izolimin e flakëve dhe për të mbrojtur banesat nga përhapja e zjarrit. Era e fortë dhe terreni po vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Ndërsa banorët kanë qëndruar në gatishmëri për të shmangur përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.
