Platforma e njohur e rrjeteve sociale Twitter, e njohur sot si X, shënon 20 vjet nga lansimi i saj publik. Twitter u krijua në mars të vitit 2006 nga Jack Dorsey, Evan Williams, Biz Stone dhe Noah Glass, ndërsa u lansua për publikun në korrik të po atij viti. Platforma fitoi me shpejtësi popullaritet në mbarë botën.
Deri në vitin 2012 kishte rreth 500 milionë përdorues të regjistruar, të cilët publikonin afërsisht 340 milionë postime në ditë. Një vit më vonë, Twitter renditej ndër 10 faqet më të vizituara në internet dhe shpesh përshkruhej si “SMS-ja e internetit”, për shkak të mesazheve të shkurtra që e karakterizonin.
Emri “Twitter” lidhet me cicërimën e zogjve, ndërsa logoja e platformës për shumë vite ishte një zog blu i quajtur Larry, i emërtuar sipas legjendës së basketbollit amerikan, Larry Bird. Në vitin 2023, pronari Elon Musk e riemërtoi platformën në X, duke zëvendësuar emrin dhe logon historike të Twitter-it, megjithëse për shumë përdorues ajo vazhdon të njihet me emrin e saj të vjetër.
