FC Malisheva do ta zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit ndaj Vllaznisë së Shkodrës në kuadër të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League, me synimin për të përmbysur disavantazhin nga takimi i parë dhe për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garës.
Takimi do të luhet nga ora në Kampin Nacional në Hajvali, Prishtinë, ku skuadra kosovare do të ketë përkrahjen e tifozëve në përpjekje për të rikthyer rezultatin. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkodër, Vllaznia fitoi me rezultat 2:1, duke marrë një epërsi minimale para sfidës së kthimit.
Kjo bën që Malisheva të ketë nevojë për fitore në përballjen e sontme për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane dhe për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Conference League.
