Po kritikohet loja e Argjentinës, De Paul përgjigjet: Jemi në mesin e

0%

Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka hedhur poshtë kritikat ndaj paraqitjeve të kampionëve të botës në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se skuadra është plotësisht e kënaqur me rrugëtimin e saj deri në gjysmëfinale.

Argjentina do të përballet me Anglinë për një vend në finalen e madhe, ndërsa De Paul nuk i kushtoi rëndësi komenteve që kanë vënë në dyshim nivelin e lojës së “Albiceleste”. “Sinqerisht, unë nuk komentoj për mendimet e të tjerëve. Futbolli është gjithashtu i bukur sepse krijon shumë debate”, deklaroi mesfushori.

Futbollisti i Inter Miamit theksoi se Argjentina ka treguar vazhdimësi në skenën më të madhe të futbollit dhe se rezultatet flasin vetë. “Jemi shumë të lumtur dhe të qetë me paraqitjet tona në këtë Kupë Bote dhe me procesin tonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithmonë ka vend për përmirësim, por në një Kupë Bote me 48 ekipe kemi arritur mes katër më të mirave, ndërsa në edicionin e kaluar ishim kampionë”, u shpreh De Paul. Argjentina synon të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë dhe për ta bërë këtë duhet fillimisht të kalojë Anglinë në gjysmëfinale, në një nga ndeshjet më të shumëpritura të turneut.

Burimi: Telegrafi