Izraeli miraton rreth 370 milionë euro për 34 vendbanime të reja në

0%

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar një buxhet prej 1.3 miliardë shekelësh (rreth 370 milionë euro) për ndërtimin e 34 vendbanimeve të reja hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar .

Lajmin e bëri të ditur ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i cili e cilësoi vendimin si historik dhe një hap për forcimin e kontrollit të Izraelit mbi këtë territor, raporton Reuters, transmeton Sinjali.

Kombet e Bashkuara, palestinezët dhe shumica e vendeve të botës i konsiderojnë këto vendbanime të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare, ndërsa Izraeli e kundërshton këtë qëndrim. Smotrich, i cili kundërshton krijimin e një shteti palestinez, tha se me këto projekte numri i vendbanimeve të reja të miratuara gjatë mandatit të tij do të arrijë në 103.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qeveria izraelite ka planifikuar gjithashtu edhe 1.075 miliardë shekelë (rreth 307 milionë euro) për ndërtimin e rrugëve që do të lidhin vendbanimet e reja. Në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor jetojnë rreth 700 mijë kolonë izraelitë mes një popullsie prej rreth 2.7 milionë palestinezësh .

Rritja e vendbanimeve është konsideruar prej kohësh një nga pengesat kryesore për një marrëveshje paqeje dhe krijimin e një shteti palestinez. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com