Tiranë, sekuestrohen apartamente dhe garazh në vlerë 420 mijë euro,

0%

Policia e Shtetit ka sekuestruar dy apartamente dhe një garazh në Tiranë me vlerë rreth 420 mijë euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, pasuritë dyshohet se janë krijuar nga veprimtaria kriminale e shtetasit me iniciale H. A., 54-vjeç, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera që dyshohet se burojnë nga veprimtaria kriminale e 54-vjeçarit ose e personave të lidhur me të.

“Në vijim të një hetimi pasuror, të zhvilluar me metoda speciale, në zbatim të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit të koduar ‘De facto’, ekzekutuan vendimin e Gjykatës për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Operacioni i koduar “De facto” u zhvillua në bazë të këtij hetimi pasuror, ndërsa Prokuroria e Tiranës po vazhdon hetimet për rastin.

Burimi: Kallxo