Një pjesë e deponisë së mbeturinave në fshatin Sverkë të komunës së Pejës është kapluar nga zjarri. Policia thot se është njoftuar rreth orës për këtë problematikë, duke theksuar se zjarr ka ende. “Kanë dalë në vend të ngjarjes Policia e Zjarrfikësit. Nuk ka diçka rrezik por ende zjarr ka”- deklaroi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ndërmarrja publike “Ambienti” ka bërë të ditur se zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e veprimeve të personave të pandërgjegjshëm. Ky veprim, sipas tyre, rrezikon seriozisht sigurinë e punonjësve, operatorit ekonomik dhe shkakton ndotje të konsiderueshme të mjedisit.
“Si pasojë e zjarrit, është vështirësuar edhe procesi i zbrazjes së automjeteve komerciale, si dhe janë shkaktuar pengesa të tjera në funksionimin normal të deponisë”- thuhet në njoftim. Nga ndërmarrja u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që të identifikojnë dhe të nxjerrin para përgjegjësisë autorët e këtij akti të papërgjegjshëm. Ndërkohë njoftojnë se Zjarrfikësit janë të pranishëm.
KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Situatë e njejtë me këtë të ditës së sotme ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar.
