Universiteti “Aleksandër Moisiu” humb një prej themelueseve, shuhet

0%

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të diele. Aida Kurani, pedagoge e Fakultetit të Edukimit, pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe si dhe një prej themelueseve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë në dhimbje të pamatshme familjarët, miqtë dhe kolegët e shumtë.

Ky lajm i zi është njoftuar këtë mëngjes nga vetë Universiteti “Aleksandër Moisiu”, i cili në hidhërim të thellë, do t’i japë lamtumirën e fundit një kolegeje të pashoqe, siç ishte Aida. Për vite me radhë ajo kontribuoi me përkushtim në jetën akademike dhe në formimin e brezave të studentëve, duke lënë pas një kontribut të çmuar në fushën e gjuhës shqipe dhe të arsimit.

Për kolegët dhe studentët e saj, Aida Kurani do të kujtohet jo vetëm për profesionalizmin e saj, por edhe për anën e saj njerëzore, përkushtimin që tregonte në punë dhe dashamirësinë që e ka karakterizuar përgjatë gjithë jetës së saj. “Me dhimbje të thellë, i japim lamtumirën Prof. As.Dr.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aida Kuranit, pedagoge e Fakultetit të Edukimit, pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe, si edhe një prej themelueseve të UAMD-së, pjesë e çmuar e familjes sonë akademike. Kontributi, përkushtimi dhe gjurma që ajo la te studentët, kolegët dhe në jetën akademike të Universitetit do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje”, thuhet në njoftimin e universitetit.

Përcjellja në banesën e fundit bëhet këtë të diel, më , në orën , nga shtëpia e pritjes Alba, në Rrugën e Dibrës, Tiranë, drejt Tufinës. Vizitat do të zhvillohen ditën e martë dhe të mërkurë, më 1 dhe 2 shtator, në oraret – dhe –.

Burimi: Bota Sot