Rama për deklaratën e ministres serbe: Artikulim i një ideologjie që

0%

Deklarata e ministres së qeverisë së Serbisë se, po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, është artikulim i hapur i një ideologjie që nxit dhe mbështet luftëra, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Kështu është shprehur Përparim Rama, kryetari i Kryeqytetit.

Ai thotë se kjo është fyerje ndaj qytetarëve të Kosovës dhe është relativizim dhe legjitimim i një prej krimeve më të rënda që njeh e drejta ndërkombëtare. “ Është alarmuese që, më shumë se dy dekada pas luftës, një anëtare e kabinetit qeveritar të Serbisë flet me këtë gjuhë, për një nga aktet më makabre e kriminale të shekullit të kaluar.

Evropa është ndërtuar mbi refuzimin e ideologjive të spastrimit etnik. Prandaj, çdo heshtje përballë një deklarate të tillë është një precedent i rrezikshëm. Bashkimi Evropian dhe e gjithë bota demokratike duhet ta dënojnë pa ekuivok këtë retori kë”, ka shkruar Rama në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryetari i Prishtinës kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës “të reagojnë me qartësi, dinjitet dhe vendosmëri”.

Burimi: Bota Sot