Hapeni rrobalarësen dhe nuhateni: Nëse ndieni këtë erë, është koha

0%

Era e rëndë si peshqir i lagur apo bodrum i mbyllur mund të tregojë se brenda pajisjes janë grumbulluar lagështia, mbetjet e detergjentit, myku dhe bakteret Aroma e pakëndshme nga rrobalarësja më shpesh shfaqet për shkak të lagështisë së mbetur, mbetjeve të detergjentit dhe zhvillimit të mykut e baktereve.

Me disa zakone të thjeshta, rrobalarësja mund të mbetet e pastër, pa erë të keqe, ndërsa rrobat pas larjes të kenë vërtet aromë freskie. Nuk ka shumë gjëra më zhgënjyese sesa kur nxirrni rrobat e sapolara dhe, në vend të aromës së pastërtisë, ndieni një erë të rëndë e të ndenjur.

Shpesh mendojmë se problemi është te detergjenti apo zbutësi, por shkaku mund të jetë vetë pajisja që duhet t’i pastrojë rrobat. Rrobalarësja përdoret shpesh dhe brenda saj kalojnë ujë, avull, detergjent, zbutës dhe papastërti të imëta nga rrobat. Kur këto mbetje bashkohen me lagështinë dhe hapësirën e mbyllur, krijohen kushte të përshtatshme për myk dhe baktere.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pse rrobalarësja fillon të mbajë erë të keqe Sipas ekspertit për myk dhe cilësi të ajrit, Michael Rubino, shkaku më i shpeshtë është lagështia që mbetet e bllokuar brenda pajisjes. Me kalimin e kohës, aty grumbullohen edhe mbetje detergjenti, zbutësi, yndyra nga rrobat, gurëzime dhe papastërti të tjera.

Era që ngjan me bodrum të lagësht ose peshqir të njomë është shpesh shenja e parë se brenda rrobalarëses po zhvillohen mikroorganizma.

Te rrobalarëset me mbushje nga përpara, problemi është edhe më i zakonshëm, sepse goma rreth derës mban ujë, fibra dhe papastërti, transmeton Telegrafi. shutterstock Zakonet që e përkeqësojnë problemin Shumë njerëz bëjnë pa vetëdije të njëjtat gabime: rrobat e lagura mbeten me orë të tëra në kazan, dera mbyllet menjëherë pas larjes dhe sirtari i detergjentit mbetet i lagësht.

Rubino paralajmëron se myku mund të fillojë të zhvillohet brenda 24 deri në 48 orësh, nëse ka mjaftueshëm lagështi. Prandaj mirëmbajtja e rregullt nuk është vetëm çështje estetike, por higjiene. Çfarë duhet pastruar Nëse aroma e pakëndshme tashmë është shfaqur, fshirja sipërfaqësore zakonisht nuk mjafton. Duhet pastruar mirë e gjithë rrobalarësja, duke ndjekur udhëzimet e prodhuesit.

Vëmendje të veçantë kushtojuni filtrit të shkarkimit të ujit, sirtarit të detergjentit, gomës rreth derës, pjesës së brendshme të kazanit dhe sipërfaqeve përreth pajisjes, sidomos nëse dhoma është e lagësht. Pas pastrimit, aktivizoni programin e vetëpastrimit, nëse pajisja e ka.

Në të kundërt, lëshoni programin më të gjatë në temperaturën më të lartë, pa rroba brenda, me një produkt mirëmbajtjeje të rekomanduar nga prodhuesi. Një zakon i thjeshtë zgjidh shumë Pas çdo larjeje, dera e rrobalarëses dhe sirtari i detergjentit duhet të lihen hapur, që pjesa e brendshme të thahet plotësisht.

Kështu lagështia nuk mbetet e bllokuar dhe myku ka më pak kushte për t’u zhvilluar. Po ashtu, rrobat e lagura nxirrini menjëherë pas përfundimit të programit, në vend që të qëndrojnë me orë të tëra në kazan. shutterstock Goma kërkon kujdes të veçantë Pas larjes, mjaftojnë disa sekonda që me një leckë të thatë të fshini gomën rreth derës.

Në palosjet e saj shpesh mbeten ujë, detergjent dhe fibra të imëta nga rrobat. Nëse nuk arrini ta bëni pas çdo larjeje, bëjeni të paktën një herë në javë. Ndërsa pastrimi më i thellë i gjithë rrobalarëses rekomandohet një herë në muaj ose një herë në disa muaj, varësisht nga përdorimi.

Edhe detergjenti ka rëndësi Përdorimi i detergjentit të gabuar ose i sasisë më të madhe se e rekomanduara mund të lërë më shumë mbetje në pajisje. Prandaj përdorni detergjent që i përshtatet modelit të rrobalarëses. Nëse pajisja ndodhet në bodrum ose në hapësirë me lagështi të lartë, është mirë që lagështia e ajrit të mbahet mes 35 dhe 50 për qind, për të ulur rrezikun e mykut.

Aroma e rrobave nis nga rrobalarësja e pastër Era e pakëndshme nuk shfaqet papritur. Ajo zakonisht është pasojë e zakoneve të përsëritura: dera e mbyllur menjëherë, rrobat e lagura në kazan ose sirtari i papastruar i detergjentit.

Pastrimi i rregullt i filtrit, kazanit dhe gominës, bashkë me ajrosjen pas çdo larjeje, mjafton që rrobalarësja të mbetet e freskët dhe rrobat të dalin me aromë të pastër.

Burimi: Telegrafi